Ndërlidhjet

Daçiq: Serbia planifikon nënshkrimin e paktit me UEA-n e Rusisë


Ivica Daçiq gjatë qëndrimin në qytetin Suzdal të Rusisë
Ivica Daçiq gjatë qëndrimin në qytetin Suzdal të Rusisë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Beogradi planifikon nënshkrimin e marrëveshjes për integrim me Unionin Euro-Azi (UEA), që udhëhiqet nga Rusia.

Gjatë vizitës në qytetin rus, Suzdal, Daçiq tha dje se Serbia ka “marrëveshje të zonave të tregtisë së lirë me disa anëtare të caktuara të UEA-s, por ato dallojnë”.

Sipas tij, Beogradi tash planifikon të nënshkruajë marrëveshje të përbashkët me të gjitha shtetet anëtare të këtij unioni.

Serbia tradicionalisht ka lidhje të afërta me Rusinë, por, po ashtu, shpreson të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Në UEA janë Armenia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia dhe Rusia. Ky grup është formuar në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG