Ndërlidhjet

Bullgarët votojnë në zgjedhjet presidenciale


ilustrim
ilustrim

Votuesit në Bullgari do të votojnë në zgjedhjet e reja për president të vendit. Në listë janë 21 kandidatë.

Vendvotimet janë hapur të dielën ndërkohë që sondazhet e fundit tregojonë se asnjë kandidat nuk ka gjasa të marrë 50 për qind të votave për të fituar.

Kandidati kryesor është kryetarja e Kuvendit Tsetska Tsacheva nga partia e qendrës së djathtë GERB dhe kryeministri Boiko Borisov.

Tsachev ka garuar me platformën për vazhdimin e politikave të jashtme pro-Evropiane të presidentit aktual Rosen Plevneliev.

Rivali i saj kryesor ishte socialisti Rumen Radev, një ish pilot ushtarak dhe kreu i forcave ajrore të vendit.

Ai ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Rusinë dhe heqjen e sanksioneve ndaj Moskës që BE-ja i ka miratuar për shkak të aneksimit të Krimesë dhe përfshirjes së saj ushtarake në Ukrainën Lindore. (REL)

XS
SM
MD
LG