Ndërlidhjet

“Kërcënimi Trump” do të dominojë bisedimet për klimën


Donald Trump
Donald Trump

Shqetësimet në lidhje me presidencën e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara pritet të dominojnë ditët e para të një samiti global për klimën ne Marok.

Rreth 20,000 pjesëmarrës do të takohen në Marakeç për dy javë, nisur nga sot.

Ata do të bëjnë përpjekje për t’u pajtuar për rregulla të reja për të kufizuar ngrohjen e planetit.

Planet janë thelluar prejse Marrëveshja e Parisit për Klimën ka hyrë në fuqi javën e kalaur.

Trump, i cili e ka cilësuar si “shaka” këtë marrëveshje, është zotuar se do ta anulojë atë nëse zgjidhet president.

Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar nga 193 vende dhjetorin e kaluar, synon të mbajë rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli.

XS
SM
MD
LG