Ndërlidhjet

Arrestohet në BeH një i dyshuar në lidhje me hetimet në afërsi të shtëpisë së Vuçiqit


Policia e BeH, ilustrim
Policia e BeH, ilustrim

Policia e Republikës Serbe ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me armatimin që së voni u gjet në Jajince, në afërsi të shtëpisë familjare të prindërve të kryeministrit Aleksandar Vuçiq, njofton AP.

Policia tha, të hënën, se të dyshuarin e ka arrestuar në Banjallukë me kërkesë të policisë së Serbisë. Ai dyshohet për posedim dhe shitje të paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese.

I dyshuari iu dorëzua prokurorisë në për procedurë të mëtejme për ekstradim.

Policia e Serbisë, muajin e klauar, gjeti një sasi armësh, përfshirë raketë kundër tank, pushke snajper dhe bomba dore, në afërsi të shtëpisë familjare të kryeministrit Vuçiq,, në afëri të Beogradit.

Autoritetet në Serbi, thotë AP, kanë filluar hetimet për të përcaktuar nëse armët kanë ndonjë lidhje me planin për sulm ndaj Vuçiqit. (REL)

XS
SM
MD
LG