Ndërlidhjet

SHBA: Votimet filluan në nëntë shtete


Pamje gjatë votimit në fshatin Dixville në Nju Hempshër, ku votimet tashmë kanë përfunduar për shkak të numrit të vogël të zgjedhësve
Pamje gjatë votimit në fshatin Dixville në Nju Hempshër, ku votimet tashmë kanë përfunduar për shkak të numrit të vogël të zgjedhësve

Shtetasit amerikanë sot votojnë për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, pas një fushate që është cilësuar si më kundërthënëse në hisitorinë e Shteteve të Bashkuara.

Në orën 12 sipas kohës evropiane, vendvotimet janë hapur në nëntë shtete të bregut lindor, ndërsa tashmë në tri fshatra të vogla zgjedhjet kanë përfunduar.

Vendovotimet janë hapur në Konektikat, Indiana, Kentaky, Main, Nju Hempshër, Nju Xherzi, Nju Jork, Vermont dhe Virxhinia.

Një numër rekord i amerikanëve, më se 46 milionë, tashmë kanë votuar me postë apo në kuadër të votimeve të hershme.

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, sot në ditën e zgjedhjeve, ka hyrë me një epërsi në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit në krahasim me kandidatin republikan, Donald Trump.

Pritet se rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme presidenciale do të fillojnë të paraqiten nesër në orën 6 të mëngjesit, sipas kohës evropiane.

Fituesi do të bëhet presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara dhe do të inaugurohet më 20 janar, duke e zëvendësuar presidentin aktual, Barack Obama, që ishte presidenti i parë afrikano-amerikan.

XS
SM
MD
LG