Ndërlidhjet

Hillary Clinton votoi afër Nju Jorkut


Hillary Clinton (djathtas) duke votuar në qytetin e vogël Çapakua afër Nju Jorkut

Kandidatja demokrate për presidenti amerikane, Hillary Clinton, ka votuar sot afër shtëpisë së saj në qytetin e vogël, Çapakua, jo shumë larg Qytetit të Nju Jorkut.

“Jam shumë e lumtur”, tha Clinton, derisa së bashku me bashkëshortin e saj, Bill Clinton, ish-president amerikan, doli nga vendvotimi.

Zonja Clinton theksoi se është një ndjenjë e veçantë për të votuar, “pasi shumë njerëz llogarisin në rezultatin e këtyre zgjedhjeve”.

Hillary Clinton, që synon të bëhet presidentja e parë e në historinë e Shteteve të Bashkuara, ka udhëhequr në pjesën më të madhe të hulumtimeve të opinionit, ndaj rivalit të saj republikan, Donald Trump.

Kandidati demokrat për zëvendëspresident, Tim Kaine, ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shtetin Virxhina, pak kohë pas orës 6 të mëngjesit, kur u hapën vendvotimet.

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, pritet të votoj.

XS
SM
MD
LG