Ndërlidhjet

Hillary Clinton e pranoi disfatën dhe e uroi Trumpin për fitore


Hillary Clinton i përshëndetë mbështetësit që ishin tubuar për fjalimin e saj në Nju Jork, pas disfatës në zgjedhje
Hillary Clinton i përshëndetë mbështetësit që ishin tubuar për fjalimin e saj në Nju Jork, pas disfatës në zgjedhje

Kandidatja demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, e ka pranuar disfatën në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke thënë se e ka uruar presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për triumfin e tij.

Në fjalimin e saj të sotëm në Nju Jork, zonja Clinton, tha se rezulatet e zgjedhjeve tregojnë se Shtetet e Bashkuara “janë më tepër të ndara se sa që ne menduam”.

Ajo është shprehur se amerikanët “i kanë borxh” Trumpit për t’i dhënë “rast për të udhëhequr”.

Hillary Clinton tha se sundimi i ligjit, të drejtat e barabarta dhe liria e besimit fetar, duhet të “respektohen dhe të mbrohen dhe kjo është përgjegjësi e shtetasve amerikanë, që të vazhdojnë të ndërtojnë shtet më korrekt”.

XS
SM
MD
LG