Ndërlidhjet

Interpoli zgjedh zyrtarin kinez shef të ri


Presidenti i ri i i Interpol
Presidenti i ri i i Interpol

Për herë të parë një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të INTERPOL-it.

Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongwei, u zgjodh më 10 nëntor, shef i ri i organizatës globale të policisë në asamblenë e përgjithshme në ishullin Bali të Indonezisë.

Emërimi i Mengut ka shkaktuar kritika nga aktivistë që thonë se Pekini e ka shfrytëzuar agjencinë për të goditur disidentët jashtë vendit.

“Është shqetësuese në kuptimin se për një kohë të gjatë, Kina e ka përdorur… Interpol-in për të arrestuar disidentët dhe refugjatët jashtë vendit”, i tha AFP, hulmtuesi i Amnesty International për Kinën, William Nee.

Ai tha se Kina ka abuzuar me sistemin e Interpol-it në të kaluarën për të goditur disidentët, posaçërisht ata të pakicës myslimane Uyghur.

Meng e merr detyrën nga paraardhësi francez Mireille Ballestrazzi.

Kina iu bashkua Interpol-it në vitin 1984. (REL)

XS
SM
MD
LG