Ndërlidhjet

Rumania nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën


Kryeministri i Rumanië, Dacian Ciolos.

Rumania njeh përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë mbështetjen për të në këtë rrugë, tha kryeministri i Rumanisë, Dacian Ciolos.

Ciolos, në prag të takimit me kryeministrin serb, Alekandar Vuçiq, në Temishvar, tha për agjencinë Tanjug se Rumania është njëri prej vendeve që mbështet "më zëshëm dhe më fuqishëm" perpektivën evropiane të Serbië.

"Do të vazhdojmë me këtë mbështetje dhe shpresojmë se kapituj të rinj të bisedimeve për anëtarësim do të hapen shpejt", tha Ciolos.

Ai po ashtu shtoi se qëndrimi i Rumanisë për Kosovën mbetet i pandryshueshëm.

Rumania është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG