Ndërlidhjet

Rrjeti social LinkedIn do të bllokohet në Rusi


Ilustrim

Rrjeti social LinkedIn, i fokusuar kryesisht në biznese, do të bllokohet në Rusi, pasi një gjykatë atje ka konstatuar se ai ka shkelur ligjin rus për ruajtjen e të dhënave.

Gjykata në Moskë hodhi poshtë ankesën e LinkedIn kundër vendimit.

Sipas gjykatësve, LinkedIn ka shkelur një ligj, i cili kërkon që të dhënat personale të shtetasve rusë të ruhen në serverë brenda Rusisë.

Rasti është sjellë në gjykatë nga Roskomnadzor, rregullatori shtetëror i telekomunikimeve dhe mediave në Rusi.

Ligji në fjalë është përfshirë brenda legjislacionit të mbikëqyrjes, të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në muajin korrik.

XS
SM
MD
LG