Ndërlidhjet

Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën pranë Komisionit të Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, e cila ka qëndruar sot në Prishtinë, ka zhvilluar takime të ndara me drejtuesit e institucioneve më të larta të shtetit të Kosovës.

Gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve, sipas komunikatave për media të lëshuara nga Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Presidencës, thuhet se është biseduar për zhvillimet në Kosovë, raportin e Komisionit Evropian, rrugën integruese evropiane si dhe proceset tjera.

“Kryeministri Isa Mustafa dhe eurodeputetja Lunacek biseduan edhe për domosdoshmërinë e adresimit të çështjes së demarkacionit, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të mos iu pamundësohet edhe më tutje lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim dërguar për media nga zyra e kryeministrit.

Ndërkohë, në një njoftim të dërguar nga Presidenca, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi citohet të ketë thënë se BE s’duhet të vonohet me Kosovën dhe rajonin.

“Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

XS
SM
MD
LG