Ndërlidhjet

Ministrja gjermane e mbrotjes i thotë Trump-it të mos e trajtojë NATO-n si ‘biznes'


Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen
Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula von der Leyen

Ministrja gjermane e mbrojtjes, ka këshilluar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, që të mos afrohet shumë më presidentin rus, Vladimir Putin dhe ta trajtojë NATO-n si një aleancë të shteteve të një mendjeje, më parë se sa një 'biznes'.

“Ajo që, me shpresë, këshilltarët e tij do t’ia thonë dhe ajo që duhet ai ta mësojë është se NATO-ja nuk është vetëm një biznes. Nuk është kompani”, i tha televizionit gjerman ZDF Ursula von der Leyen.

Ajo tha se aleanca ushtarake është e udhëhequr nga “vlerat e përbashkëta dhe përvojat e përbashkëta historike.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kërcënuar se do t’i braktisë aleatët e SHBA-së në Evropë nëse nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje.

Von der Leyen e ka paralajmëruar Trumpin për mos afrohet me Putinin, duke theksuar se NATO ka qëndruar me SHBA-të pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011

“Donald Trump duhet ta thotë qartë në cilën anë është. Nëse është në anën e ligjit, paqes dhe demokracisë apo nuk e çan kokën për këtë dhe në vend të kësaj po kërkon për një mik të mirë”, tha ajo.

Trumpi ka shprehur admirim për Putinin dhe tha se do të kërkojë përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.(REL)

XS
SM
MD
LG