Ndërlidhjet

SHBA: Trump e ka emëruar udhëheqësin e ekipit të tranzicionit


Donald Trump
Donald Trump

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka emëruar zëvendëspresidentin e tij, Mike Pence, për udhëheqës të ekipit të tranzicionit për në Shtëpinë e Barrdhë.

Zoti Trump, po ashtu, mbrëmë vonë ka theksuar se tre fëmijët e tij të rritur, Donald Trump Jr, Eric Trump dhe Ivanka Trump, së bashku me dhëndërrin e tij, Jared Kushner, do të ndihmojnë në mbikëqyrjen e tranzicionit, së bashku me një numër të lojalistëve të tjerë kryesorë të Trumpit.

“Ditë e ngarkuar në Nju Jork dhe ne së shpejti do të bëjmë vendime tejet të rëndësishme për njerëzit që do ta udhëheqin qeverinë tonë”, ka shkruar Donald Trump në rrjetin Twitter, gjatë ditës së djeshme.

Presidenca e zotit Trump fillon më 20 janar të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG