Ndërlidhjet

Futboll: Turqia e mundi Kosovën, ndërsa Izraeli Shqipërinë


Pamje nga një stërvitje e futbollistëve të kombëtares së Kosovës
Pamje nga një stërvitje e futbollistëve të kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Turqisë në futboll arriti fitore kundër Kosovës me rezultat 2:0, në ndeshjen kualifikuese të Grupit I për Kampionatin Botëror në vitin 2018.

Takimi u zhvillua mbrëmë në Antalia të Turqisë, ndërsa golat për skuadrën vendëse i shënuan Burak Yilmaz dhe Volkan Sen.

Kombëtarja e Izraelit fitoi kundër Shqipërisë me rezultat 3:0, në ndeshjen e mbrëmshme në Elbasan. Ky takim është dashur të zhvillohet në Shkodër, por për shkaqe të sigurisë takimi është luajtur në Elbasan.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Grupit G të Kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 2018.

XS
SM
MD
LG