Ndërlidhjet

Kerry e dënoi sulmin kundër bazës amerikane në Afganistan


Pamje brenda bazës ushtarake në Bagram
Pamje brenda bazës ushtarake në Bagram

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka dënuar sulmin kundër bazës më të madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, duke e cilësuar “të neveritshëm dhe shqetësues”.

Mëtutje, duke folur sot para reporterëve në Zelandën e Re, zoti Kerry ka shprehur përkushtim se misioni amerikan në Afganistan “nuk do të zmbrapset nga këto akte individuale”.

Pentagoni dje ka njoftuar se nga një sulm vetëvrarës në bazën ushtarake të NATO-s në Bagram të Afganistanit, janë vrarë katër amerikanë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Departamenti amerikan i mbrojtjes nëpërmjet një kumtese tha se nga eksplodimi i djeshëm janë vrarë dy ushtarë dhe dy kontraktorë, ndërsa 16 pjesëtarë të tjerë të ushtrisë amerikane janë plagosur.

Po ashtu, është plagosur edhe një ushtar nga Polonia.

XS
SM
MD
LG