Ndërlidhjet

Putin: Ushtria ruse nuk paraqet kërcënim për të tjerët


Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se forcat e armatosura të vendit të tij “nuk e kërcënojnë askend” por janë të domosdoshme “për të garantuar siguri për vendin dhe popullin tonë”.

Këto komente ai i ka bërë mbrëmë gjatë një vizite te një kontraktor ushtarak në qytetin Jaroslavl.

Presidenti Putin tha se ushtria e Rusisë e ka shtuar “shumë herë” numrin e ushtrimeve, që sipas tij “herë-herë i shqetësojnë rivalët tanë”.

“Kur ata ushtrojnë, ne nuk shqetësohemi”, tha Putin dhe ka shtuar se “për ndonjë arsye ata shqetësohen çdo herë dhe janë shumë nervoz”.

Ka pasur rritje të shpejtë të veprimit kundërshtues ndërmjet ushtrive të NATO-s dhe Rusisë, gjatë muajve të fundit.

Më 10 nëntor, Marina ruse tha se e ka detyruar një nëndetëse holandeze të tërhiqet. Rusia ka shprehur dyshim se ajo i ishte afruar forcës së saj detare në pjesën lindore të Detit Mesdhe.

XS
SM
MD
LG