Ndërlidhjet

Dhunë në Kashmir, 7 ushtarë pakistanezë të vrarë


Kashmir
Kashmir

Pakistani tha se shtatë ushtarë të tij janë vrarë nga granatimet e Indisë në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.

Ushtarët janë vrarë në sektorin Bhimber, në pjesën e Kashmirit që administrohet nga Pakistani, tha ushtria pakistaneze.

Trupat e Pakistanit i janë përgjigjur qitjes së “paprovokuar” të Indisë, tha ushtria.

Të dyja vendet vazhdimisht akuzojnë njëri-tjetrin për qitje dhe granatime të paprovokuara.

Tensionet midis dy fuqive bërthamore janë rritur qysh në shtator, kur India ka akuzuar militantët pakistanezë për një sulm kundër ushtrisë së saj në Kashmir, i cili ka lënë të vrarë 18 ushtarë.

Kashmiri ka qenë i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit qysh në fund të sundimit britanik më 1947.

Pakistani dhe India kanë zhvilluar dy luftëra për të.

XS
SM
MD
LG