Ndërlidhjet

BE-ja i mbetet besnike marrëveshjes me Iranin


Bruksel

Bashkimi Evropian tha se do të rivendosë lidhjet me Iranin, në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit të kaluar.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë se blloku është i angazhuar në heqjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare që lidhen me programin bërthamor të Iranit dhe se angazhohet me bankat dhe operatorët e tjerë ekonomikë, për të promvuar rritje në tregti dhe investime.

Ministrat po ashtu thanë se BE-ja “mbetet e shqetësuar” me situatën e të drejtave të njeriut në Iran, e sidomos me përdorimin e shpeshtë të dënimit me vdekje.

Sanksionet ekonomike kundër Iranit janë lehtësuar në janar, pas një marrëveshjeje bërthamore me fuqitë botërore, e cila ka kufizuar aktivitetin atomik të Iranit.

Por, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë se marrëveshja është “e tmerrshme” dhe se nga ajo përfiton vetëm Irani.

Trump ka thënë se do ta “zhbëjë” atë nëse zgjidhet president.

Megjithatë, ka pranuar se shkatërrimi i saj është i vështirë, pasi ka mbrojtje nga një rezolutë e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG