Ndërlidhjet

Ligj që propozon ndalimin e edukimit të fëmijëve të zyrtarëve shtetërorë jashtë Rusisë


Valeriy Rashkin, deputet në Dumën shtetërore nga radhët e komunistëve rusë
Valeriy Rashkin, deputet në Dumën shtetërore nga radhët e komunistëve rusë

Një ligj me të cilin ndalohen zyrtarët që të dërgojnë fëmijët e tyre jashtë vendit për edukim është dorëzuar në dhomën e ulët të parlamentit të Dumas ruse.

Ligji, i dorëzuar më 14 nëntor, është hartuar nga ligjvënësi i Partisë Komuniste Valery Rashkin.

Sipas legjislacionitë të propozuar do të ndalojë zytarët shtetëror dhe ata të komunave që të dërgojnë fëmijët e tyre nën moshën 18 vjeçare, përfshirë edhe at atë adoptuar, në shkollat jashtë vendit dhe universitetet jashtë, filluar nga 1 janari i vitit 2017.

Ndalesa nuk do të jetë e vlefshme për institucionet ruse jashtë vendit.

Një përjashtim do të mund të bëhet për zyrtarët që punojnë jashtë vendit për më shumë se një vit.

XS
SM
MD
LG