Ndërlidhjet

Protesta në Moldavi pas zgjedhjes së presidentit pro rus


Protesta në Moldavi
Protesta në Moldavi

Qindra qytetarë dolën në rrugë në kryeqytetin e Moldavisë pasi një politikan pro rus u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në raundin e dytë.

Me 99.9 për qind të votave të numëruara, Igor Dodon, fitoi 52.3 për qind të votave në zgjehdjet e 13 nëntorit. Maia Sandu, kundër kandidatja e tij mori 47.7 për qind.

Dodon është zotuar të jetë president i të gjithë moldavëve dhe tha se do të kërkojë marrëdhënie të ngushta me fqinjët, Rumaninë dhe Ukrainën.

Ai gjithashtu tha se dëshiron të rivendos lidhjet me Rusinë, që vuri embargo tregtare mbi venën moldave, frutat dhe perimet në vitin 2014 – duke thënë se produktet nuk janë në nivelin e standardeve të shëndetësisë dhe të sigurisë – pasi Moldavia nënshkroi një Marrëveshje të Asociimit me BE-në.

Qindra të rinj moldavë marshuan drejt zyrave të Komitetit Qendror të Zgjedhjeve në Chisinau duke brohoritur “Poshtë mafia”. Policia nuk ndërhyri, ndërkaq protestuesit mbanin në duar flamuj dhe ishin paqesor.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ministri i jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, shfaqi shpresën se Moldavia “do të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane”.

XS
SM
MD
LG