Ndërlidhjet

Arrestohet për marrje ryshfeti ministri rus i zhvillimit ekonomik


Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Aleksei Ulyukayev,
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Aleksei Ulyukayev,

Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka bërë thirrje për “hetim të hollësishëm” pas arrestimit të ministrit të zvhillimit ekonomik, Aleksei Ulyukayev, për sic thanë zyrtarët, lidhjet e dyshuara për marrje ryshfeti gjatë shitjes së kompanisë shtetërore të naftës.

Në një deklaratë më 15 nëntor, të zyrës së shtypit të Qeverisë, thuhet se Medvedev ka diskutuar për arrestimin e Ulyukayevit me Presidentin Putin.

Më heret gjatë ditës Komiteti Hetues Rus tha se Ulyukayev u arrestua gjatë natës me akuzat se ka marrë 2 milionë dollarë ryshfet për të lehtësuar marrjen e gjigandit shtetëror të naftës Rosneft nga Bashneft, në muajin tetor

Rosneft kontrollohet nga Igor Sechin, një aleat i ngushtë i Putinit dhe cilësohet si një nga njerëzit më të fuqishëm në Rusi.

Komiteti Hetues tha se ndaj Ulyukayev, zyrtarit më të lartë në qeverinë ruse të arrestuar që prej vitit 1991, do të ngritet aktakuza dhe një gjykatë do të vendos nëse ai do të lirohet me kusht deri në gjykim

"Ulyukayev u kap me presh në duar derisa po merrte ryshfet”, tha Svetlana Petrenko, një zëdhënëse e Komitetit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini ka qenë i njoftuar me me rastin kur nisën hetimet.

"Këto janë akuza serioze”, tha Peskov. “Vetëm gjykata mund të jap vendimin".

Statuti penal, që ka cituar Komiteti Hetues në arrestimin e Ulyukayev, parasheh gjoba që arrijnë shumën rreth 100 herë më të madhe se sa vlera e ryshfetit të marrë së bashku me ndalesën për mbajtjen e pozitave të caktuara, ose 15 vjet burg.

Arrestimi i Ulyukayevit shkaktoi një valë tronditëse në sektorin financiar të Rusisë

Aleksandr Shokhin, kreu i Unionistëve dhe Ndërmarrësve, që zakonisht cilësohet si “Sindikatë e oligarkëve” tha se beson që Ulyukayev është I pafajshëm

“Kjo mund të shkaktojë një ndryshim serioz në qeveri”, tha ai.

Ulyukayev, 60 vjeçar, ka mbikëqyrur privatizimin masiv të kompanive shtetërore, që u mbulua nga shitja e kompanisë rajonale të naftës, Bashneft në vlerë prej 5 miliardë dollarësh kompanisë shtetërore Rosneft në një marrëveshje kundërthënëse muajin e kaluar.

Marrëveshja u shty në gusht pasi Ulyukayev dhe ministrat e tjerë kundërshtuan pjesëmarrjen e

Rosneftit, duke argumentuar se një kompani shtetërore nuk mund të marrë pjesë në procesin e privatizimit. Putini intervenoi me vendimin se Rosneft mund të merrte pjesë në sepse pjesërisht ishte pronë e British Petroleum.

Rosneft ishte i vetmi blerës pasi rivali LUKoil u tërhoq pak para përfundimit të afatit.

Interfax ka cituar një burim të paemëruar të sigurisë duke thënë se qeveria nuk oo e hetonte Rosneftin.

Ulyukayev u emërua ministër i zhvillimit ekonomik në vitin 2013. Përpara kësaj ishte zëvendës kryetar i Bankës Qendrore të Rusisë për një dekadë

Arrestimi i tij është i fundit në vargun e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në Rusi në javët e fundit. Në qershor guvernatori i Rrethit Kirov u arrestua dhe akuzua për marrjen e 400 mijë eurove ryshfet.

Në shtator, ministri i brendshëm koloneli, Dmitry Zakharchenko u arrestua pasi policia gjeti 120 milionë dollarë gjatë një bastisjeje në banesën e tij në Moskë. (REL)

XS
SM
MD
LG