Ndërlidhjet

Aeroplan mbajtësi rus kryen sulmin e parë ajror në Siri

  • RFE /RL

Aeroplan mbajtësi rus Admiral Kuznetsov

Rusia thotë se avionët e saj nga një aeroplan mbajtës kanë kryer sulmin e parë ajror në Siri.

Ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, tha se forcat ajrore ruse kanë nisur më 15 nëntor një “operacion në shkallë të gjërë” kundër pozicioneve të grupit të IS-it, Frontit al Nusra në Idlib dhe në provincën Homs

"Për herë të par ënë historinë tonë të marinës, aeroplanmbajtësi Admiral Kuznetsov ka nisur të marrë pjesë në luftime”, tha Shoigu në një takim me Presidentin Putin.

Anija luftarake u vendos në Mesdheun lindor muajin e kaluar.

Ndërkohë, sulmet ajrore goditën rajonet qëe mbahen nga rebelët në qytetin Aleppo të Sirisë për herë të parë që prej tre javësh.

Televizioni shtetëror sirian dhe aktivistët njoftuan se sulmet janë kryer nga forcar ajrore siriane.

Rusia ka kryer sulme ajrore në mbëhstetje të forcave të presidentit Bashar Assad për më shumë se një vit. (REL)

XS
SM
MD
LG