Ndërlidhjet

Ministri rus i Ekonomisë vihet nën arrest shtëpiak


Aleksei Ulyukayev
Aleksei Ulyukayev

Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Alexei Ulyukayev, është akuzuar formalisht për marrje ryshfeti gjatë shitjes së kompanisë shtetërore të naftës.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se Ulyukayev ka pranuar ryshfet prej dy milionë dollarësh për të lehtësuar marrjen e gjigantit shtetëror të naftës Rosneft nga kompania Bashneft.

Me vendim të gjykatës, ai është vënë nën arrest shtëpiak për dy muaj.

Ulyukayev është zyrtari më i lartë në Qeverinë ruse që arrestohet, qysh prej vitit 1991.

"Ulyukayev u kap me presh në duar derisa po merrte ryshfet”, tha Svetlana Petrenko, zëdhënëse e Komitetit Hetues.

Nëse shpallet fajtor, Ulyukayev mund të përballet me dënim me burg deri në 15 vjet.

XS
SM
MD
LG