Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës në Kabul – katër të vrarë


Masa të shtuara të sigurisë në vendin ku ka ndodhur sulmi i djeshëm vetëvrasës në Kabul
Masa të shtuara të sigurisë në vendin ku ka ndodhur sulmi i djeshëm vetëvrasës në Kabul

Nga një sulm vetëvrasës kundër një automobili të qeverisë së Afganistanit në kryeqytetin Kabul, janë vrarë katër vetë dhe plagosur 11 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Afganistanit, Sediq Sediqi, tha se sulmuesi vetëvrasës ishte duke lëvizur në këmbë afër Ministrisë së mbrojtjes së Afganistanit.

Zyrtarët thanë se makina e cila ishte cak i sulmit, i takonte agjencisë afgane të spiunimit, Drejtorati për Siguri Kombëtare.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por aktualisht, kryengritësit talibanë i kanë shtuar sulmet e tyre kundër forcave të sigurisë në gjithë Afganistanin.

XS
SM
MD
LG