Ndërlidhjet

Rusi: Tërheqje e nënshkrimit në aktin themelues të GJNP-së


Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale Fatou Bensouda
Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale Fatou Bensouda

Rusia thotë se formalisht e tërheq nënshkrimin e vet nga statuti i formimit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Në dekretin e nënshkruar sot, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar Ministrinë e jashtme për t’i informuar Kombet e Bashkuara për këtë vendim.

Në deklaratën e ministrisë theksohet se gjykata “ka dështuar të shndërrohet në trupë të vërtetë të pavarur dhe autoritative ndërkombëtare të drejtësisë”.

Pardje, prokurorja udhëheqëse e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatoi Bensouda, për të parën herë tha se konflikti në Ukrainë do të duhej të konsiderohej një konflikt i armatosur ndërkombëtar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Në vitin 2000, Rusia e ka nënshkruar Statutin e Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, që ishte formuar për procese për krime të luftës, por Moska nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për t’ju bashkuar kësaj gjykate.

XS
SM
MD
LG