Komisioni Evropian ka propozuar kontroll të shtuar për çdokend që hynë në zonën e lëvizjes së lirë Schengen të Bashkimit Evropian, nga vendi i tretë, edhe nëse shtetasit e këtij vendi kanë të drejtë për lëvizje të lirë.
Ky plan i paraqitur sot në Bruksel, është i ngjashëm me atë të Shteteve të Bashkuara, që kërkon që njerëzit të paguajnë një çmim dhe ta plotësojnë formularin, duke dhënë detaje për vetveten, para se tu lejohet hyrja.
Çmimi i pagesës së hyrjes do të jetë 5 euro, ndërsa profili i njerëzve do të mbetet në sistem aq kohë sa pasaporta e tyre është valide.
Komisioni Evropian pret që 97% e atyre që i nënshtrohen kontrollit shtesë, do të lejohen të hyjnë pa probleme.
Shtetasit e të gjitha vendeve që u është mundësuar regjimi i lëvizjes së lirë do të aplikojnë kur të udhëtojnë në BE.
Këtu përfshihen shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë, pastaj mund të zbatohet edhe për Ukrianën dhe Gjeorgjinë, të cilat aktualisht janë në procesin e përfitimit të statusit të lëvizjes së lirë pa viza.
Vendet e BE-së, jashtë zonës Schengen, siç janë Bullgaria, Kroacia, Irlanda, Rumania dhe Bitania, janë të përjashtuara nga sistemi i ri.
Shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian pritet ta miratojnë këtë propozim, i cili do të zbatohej prej vitit 2020.