Ndërlidhjet

Le Pen: ‘Paqja në botë” përfiton nga treshja Trump-Putin-Le Pen

  • RFE /RL

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të majtë në Francë, Marie Le Pen

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të majtë në Francë, Marie Le Pen tha të mërkurën se zgjedhja e saj presidente vitin e ardhshëm mund të krijojë një treshe të liderëve botërorë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe presidentin rus, Vladimir Putin që do të ”ishte mirë për paqen në botë”.

Duke inauguruar selinë e fushatës së saj për zgjedhjet në Francë më 2017, më pak se 2 kilometra nga pallati presidencial Elysee, Le Pen tha se zyrat ishin “një ndalesë në rrugën e saj drejt destinacionit përfundimtar”.

Anti Evropë dhe anti emigracion, Le Pen 48 vjeçare ishte e vetmja politikane franceze e cila mbështeti Trumpin në zgjedhjet e SHBA-së.

Partia e saj Fronti Kombëtar është nxitur nga fitorja e Trump dhe nga vota e Britanisë për t’u larguar nga BE-ja, me shpresën për të filluar një valë të ngjashme anti – establishment në Francë drejt fitores në zgjedhjet e e ardhshme

“Ka një lëvizje gjithandej në botë. Një lëvizje në botë që kundërshton globalizmin e pakontrolluar, ultra-liberalizmin destruktiv… eleminimin e shteteve kombe dhe zhdukjen e kufijve”, tha Le Pen, transmeton AP.

XS
SM
MD
LG