Ndërlidhjet

Liderët evropianë dhe Obama pritet të diskutojnë për sanksionet ndaj Rusisë

  • RFE /RL

Takimi i mëhershëm i liderëve evropianë dhe presidentit Obama

Liderët evropianë dhe presidenti Obama do të diskutojnë, të premten, zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të imponuara për shkak të intervenimit të saj në Ukrainë, dhe gjithashtu edhe për sanksione të reja të mundshme për bombardimin e Sirisë, njofton Reuters bazuar në burime të afërta me planin.

Takimi në Berlin, me mikpritës kancelaren gjermane Angela Merkel, ku do të jenë të pranishëm edhe liderët e Britanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, vjen pas më shumë se një jave të fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Trump ka lënë të kuptohet se do të kërkojë pajtim me Rusinë, duke rritur dyshimet në Evropë për të ardhmen e regjimit të sanksioneve të paraqitura nga Washingtoni dhe Brukseli më 2014, pas intervenimit të Rusisë në Ukrainën lindore.

Një zyrtar i paemëruar gjerman tha se plani parasheh ripërtëritjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusissë, që ju skadon afati në fund të janarit.

XS
SM
MD
LG