Ndërlidhjet

Sulmet godasin një spital në Alepo


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Një spital, një qendër për grumbullimin e gjakut dhe disa auto-ambulanca janë goditur nga sulmet e forcave qeveritare të Sirisë në pjesën lindore të Alepos.

Shoqata e Mjekëve të Pavarur, e cila mbështet disa objekte në Siri, tha se Spitali i Fëmijëve Bajan është dëmtuar keq.

Aktivistët thanë se së paku 32 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë në Alepo gjatë dy ditëve të fundit.

Sulmet ajrore kanë rinisur të martën, pas një pauze trijavëshe të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia.

Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012: pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.

XS
SM
MD
LG