Ndërlidhjet

Clinton e zhgënjyer: Nuk kam dashur të dal nga shtëpia


Hillary Clinton

Hillary Clinton ka folur për herë të parë për zhgënjimin e saj me humbjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Clinton, kandidate e Partisë Demokratike, është mposhtur nga rivali i saj republikan, Donald Trump, në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Clinton, në paraqitjen e parë publike që nga humbja, tha se “ka dashur të rehatohet me një libër të mirë dhe të mos dalë kurrë më nga shtëpia”.

Por, në fjalimin e saj në Fondacionin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ajo i bëri thirrje audiencës që të luftojë për vlerat e Amerikës dhe “të mos dorëzohet kurrë”.

“E di se shumë prej jush janë thellësisht të zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam po ashtu, më shumë seç mund ta shpreh”, tha Clinton.

“E di se nuk është e lehtë. E di se gjatë javës së kaluar, shumë njerëz kanë pyetur veten nëse Amerika është vendi që e kanë menduar se është”, shtoi ajo.

Clinton ka fituar votën e popullit, por ka humbur në llogaritjet e Kolegjit Zgjedhor që janë vendimtare.

XS
SM
MD
LG