Ndërlidhjet

Në një qytet rus mbahet demonstratë në mbështetje të Trumpit


Pamje e qytetit Obninsk në Rusi
Pamje e qytetit Obninsk në Rusi

Autoritetet në qytetin rus, Obninsk, kanë dhënë leje për demonstratën e parë publike në mbështetje të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Një burim i paemëruar në administratën e qytetit tha sot se tubimi do të mbahet nesër në qendër të Obninskut dhe pritet pjesëmarrja e dhjetëra njerëzve.

Qëllimi i këtij tubimi është për të “shprehur shpresë për përmirësimin e raporteve SHBA – Rusia”, thanë organizuesit.

Donald Trump, i cili është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara më 8 nëntor, ka shprehur respekt për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim me Rusinë në luftimin e kërcënimit nga terrorizmi të militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG