Ndërlidhjet

Zyrtarët turq në NATO kërkojnë azil


Stamboll, Turqi

Disa oficerë turq, me poste në NATO, kanë kërkuar azil që nga përpjekja për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg tha se oficerët kanë kërkuar azil në vendet ku punojnë, por ai nuk dha emra, numra apo arsye të kërkesave.

Vendet e përfshira do t'i shqyrtojnë kërkesat individualisht.

"Kjo është një çështje, e cila do të vlerësohet dhe vendoset nga aleatët e ndryshëm të NATO-s. Ky është një vendim kombëtar dhe një çështje kombëtare", tha Stoltenberg.

Turqia ka shkarkuar, suspenduar apo arrestuar dhjetëra-mijëra njerëz që nga përpjekja për puç.

Shumë prej tyre kanë qenë në ushtri, ndërsa të tjerët janë mësimdhënës, policë, gjykatës dhe gazetarë.

XS
SM
MD
LG