Ndërlidhjet

Sulme intensive ajrore në Alepo të Sirisë


Alepo, Siri

Sulme intensive ajrore kanë goditur pjesën lindore të qytetit Alepo në Siri, e cila kontrollohet nga rebelët.

Një korrespondent i AFP-së nga vendi i ngjarjes tha se bombardimet janë më të fuqishmet që janë dëgjuar në dy vjet.

Trembëdhjetë njerëz raportohet të jenë vrarë.

Këshilltari i Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare në Siri, Jan Egeland, tha se pjesa lindore e Alepos po përballet me një “periudhë të zymtë”, pasi furnizmet me ushqime janë zvogëluar.

“Të gjitha depotë janë bosh dhe familjet po mbeten pa ushqime”, tha Egeland për agjencinë Reuters.

Sulmet ajrore në Alepo kanë rinisur të martën, pas një pauze trijavëshe të shpallur nga aleatja e Qeverisë siriane, Rusia.

Alepo, dikur qendër komerciale dhe industriale e Sirisë, është i ndarë në dy pjesë qysh në vitin 2012: pjesa perëndimore kontrollohet nga forcat qeveritare, ndërsa ajo lindore nga rebelët që luftojnë regjimin.

XS
SM
MD
LG