Ndërlidhjet

Trupat irakiane në betejën për Mosulin hasin rezistencën e IS-it

  • RFE /RL

Irak - një ushtar i forcave irakiane në afërsi të Mosulit

Një komandant i forcave irakiane tha se trupat po vazhdojnë të avancojnë në drejtim të qendrës së Mosulit, duke i zmbrapsur luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik.

Ai tha se IS ka provuar të pengojë avancimin përmes të shtënave me snajper dhe sulmeve vetëvrasëse me bomba, por gjithashtu ka shqetësime për sigurinë e civilëve.

Komandanti Haidar Fadel tha se një sulmues vetëvrasës me bombë ka provuar që të godas ushtarët në Tahrir, por është vrarë, ndërkohë që makina e mbushur me mjete shpërthyese “është aktivizuar në një largësi të sigurt”.

Por ai tha se për shkak të shpërthimit të fuqishëm është rrënuar një shtëpi duke lënë të vdekur katër dhe lënduar katër persona të tjerë.

“Pengesa më e madhe për ne janë civilët. Ne jemi ushtarë që nuk jemi të trajnuar për detyra humanitare”, i tha AP-së, gjenerali Sami al – Aridi.

Ushtria irakiane ka rrethuar rajonin Al Zohur, rreth tetë kilomtera nga qendra e Mosulit. Qindra civilë me të arritur të ushtrisë kanë dalë nga shtëpitë dhe janë fshehur prapa vijave të frontit të ushtrisë.

Muajin e kaluar ushtria irakiane ka nisur një ofenzivë në shkallë të gjërë për të rimarrë kontrollin në Mosul qytetin e dytë më të madh në Irak, duke u përballur me rezistencën e fortë të grupit militant IS. (REL)

XS
SM
MD
LG