Ndërlidhjet

Raporti: Irani e ka transferuar “ujin e rëndë”


Pamje e centralit atomik Arak në Iran
Pamje e centralit atomik Arak në Iran

Një zyrtar atomik iranian ka thënë se Irani i ka transferuar rezervat e të ashtuquajturit “ujë të rëndë” në Oman.

Në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike (ANEB), javën e kaluar, shihet se rezervat iraniane të “ujit të rëndë”, që është komponentë kryesore për reaktorët atomikë, kanë arritur në më tepër se 130 tonelata, që është përcaktuar në marrëveshjen bërthamore të Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organzatës për Energji Atomike të Iranit, tha se “disa vende dhe firma kanë shprehur interesim për blerje të ujit të rëndë, ndërsa disa sasi të prodhimit të tepërt janë transferuar në Oman”.

Shitja e “ujit të rëndë” është e lejuar sipas marrëveshjes së përmendur.

XS
SM
MD
LG