Ndërlidhjet

Erdogan kërkon mbështetje për luftën kundër militantëve kurdë


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (djathtas) dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Stamboll, 21 nëntor 2016.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që të rishqyrtojnë propozimin e tij për krijimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Siri.

Duke iu adresuar asamblesë parlamentare të NATO-s në Stamboll, Erdogan po ashtu kërkoi nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi që të mbështesin luftën e Ankarasë kundër militantëve kurdë.

Turqia ka vuajtur disa sulme vdekjeprurëse gjatë muajve të fundit, përgjegjësinë për të cilat e kanë marrë herë militantët kurdë, herë ata të grupit Shteti Islamik.

Duke folur në Stamboll, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha:

“Do të doja të shihja më shumë siguri nga NATO-ja në Turqi, si përgjigje ndaj jostabilitetit. Ka disa boshllëqe që nuk janë të mbushura. Kemi marrë vendim që të rrisim praninë tonë në Turqi”.

XS
SM
MD
LG