Ndërlidhjet

Një i vrarë në përleshjet midis migrantëve në Beograd


Ilustrim
Ilustrim

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një përleshje me thika, e cila ka ndodhur të hënën midis dy grupeve të migrantëve në Beograd.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, incidenti ka ndodhur në rrugën Kameniçka.

Policia ka arrestuar pesë migrnatë, të dyshuar për pjesëmarrje në përleshje.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se pjesëtarët e saj janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e rastit.

XS
SM
MD
LG