Ndërlidhjet

Paralajmërime për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Evropë


Ilustrim - Policia belge në një hetim në vitin 2014
Ilustrim - Policia belge në një hetim në vitin 2014

Departamenti i shtetit i SHBA-së ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste gjithandej Evropës, gjatë periudhës së festave të fundvitit, me paralajmërimnin për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm.

Departamenti nuk saktësoi vendet dhe as datat në paralajmërimin e tij të 21 nëntorit, që i pason paralajmërimet e tjera për kujdes të publikuara në të kaluarën

https://travel.state.gov/content/passports/en/alertswarnings/Europe.html

Por ai tregoi për festën e Falënderimeve në SHBA, më 24 nëntor dhe festën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor

"Qytetarët e SHBA-së duhet të tregojnë kujdes në festa, ngjarje dhe në tregjet në vendet e hapura”, thuhet në paralajmërim.

“Informacionet kredibile japin të kuptohet (Shteti Islamik, al-Kaida, partnerët e tyre) vazdhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Evropë, me përqëndrim në sezonin e festave që po vijnë dhe ngjarjet e ndërlidhura”, thuhet në kumtesë. (REL)

XS
SM
MD
LG