Ndërlidhjet

Turqia tërhoqi ligjin e kundërthënshëm për martesat me të mitur


Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim

Pas kritikave të shumta, Turqia e ka tërhequr ligjin i cili do t’u mundësonte personave që kanë abuzuar me fëmijë t’i shmangen dënimit nëse martohen me viktimën.

Disa orë përpara një votimi përfundimtar për projekt ligjin, kryeminsitri Binali Yildirim tha se qeveria po e tërhiqte atë për rishikim të mëtejmë në një komision për çështjet familjare.

Komentet kryemnistrit Yildirim erdhën pak orë pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se për këtë çështje është i nevojshëm një konsensus i përgjithshëm.

“Për shkak të mungesës së një konsensusi të përgjithsëm publik, thirrjes së presidentit tonë për konsensus të gjerë dhe me qëllim të mundësimit që partitë opozitare të zhvillojnë propozimin e tyre, ne po e kthejmë këtë propozim që ndodhet në parlament tek komisioni”, tha Yildirim.

“Ky problem do të zgjidhet gjithsesi pasi të jetë diskutuar në hollësi dhe të jenë marrë parasysh pikëpamjet e të gjitha palëve”, tha ai.

Mosha e lejuar për martesë në Turqi është 18 vjeç, megjithëse gjykatat civile lejojnë martesën edhe për të rinjtë 16 vjeçarë. Shumë të rinj janë të martuar me ceremoni islamike.

Ligji i propozuar shkaktoi zemërim në Turqi, deri sa mijëra njerëz morën pjesë në protesta në shumë qytete të vendit, më 19 nëntor.

Qeveria argumentoi se ligji i propozuar do të adresonte atë që e cilësoi “trajtim të padrejtë” të familjeve, duke iu referuar rasteve në të cilat mashkujt janë martuar me vajza nën moshën 18 vjeçare, madje edhe kur familjet e të dyja palëve dhe prindërit janë pajtuar.

Kundërshtarët thonë se ligji synonte të falte për përdhunim personat që i kanë kryer këto akte nëse martohen me viktimën dhe ishte një goditje për përpjekjet për të parandaluar martesat e fëmijëve dhe abuzimet seksuale me fëmijë.

Turqia ka shkallën më të lartë në Evropë të martesave me fëmijë, me rreth 15 për qind të vajzave të martuara nën moshën 18 vjeçare. Përqindja reale mendohet të jetë më e lartë, por shumica e martesave me fëmijë nuk raportohet

Kombet e Bashkuara, përfshirë edhe UNICEF-in, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, më 21 nëntor, në të cilën kanë paralajmëruar se propozimi “do të dobësoj aftësinë e vendit që të luftojë abuzimet seksuale dhe martesat e fëmijëve”.

Ankaraja ka ritheksuar përkushtimin e saj për luftimin e martesave të fëmijëve por ka thënë se një masë e përkohshme është e nevojshme për të ndihmuar rreth 3,800 familje, ku kanë ndodhur martesat nën moshë të caktuar. (REL)

XS
SM
MD
LG