Ndërlidhjet

Kodheli: Italia e ndihmon Shqipërinë për zëvendësimin e kallashnikovëve


Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli
Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë Mimi Kodheli

Ministrja e mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, thotë se ushtria shqiptare i ka zëvendësuar pushkët e vjetra automatike të tipit Kallashnikov, me armatim sipas standardeve të NATO-s.

Duke folur dje në një komision parlamentar, ministrja Kodheli tha se Italia po i dhuron 5 mijë pushkë të reja automatike, për të ndihmuar në zëvendësimin e kallashnikovëve.

Ajo, po ashtu, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë donacion prej 250 makinave të blinduara për “transport strategjik” dhe se makinat e para do të arrijnë në muajin janar.

Në vitin 2009, Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s dhe prej atëherë i ka zëvendësuar armatimet e vjetruara me armatime të reja, sipas standardeve të NATO-s.

Shumica e makinave të vjetra transportuese, të tankeve dhe të bartësve të blinduar personal, të periudhës së bllokut lindor ushtarak të dikurshëm komunist, pastaj pushkët automatike të këmbësorisë së tipit AK-47, të njohura si kallashnikovë, dhe municioni, janë shitur për mbeturina, raporton agjencia AP nga Tirana.

XS
SM
MD
LG