Ndërlidhjet

Ban Ki-moon thirrje SHBA-së e Rusisë të rifillojnë bisedat për armët bërthamore


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon

Shefi i OKB-së, u ka bërë thirrje Rusisë dhe SHBA-së që të rifillojnë bisedimet për të zvogëluar arsenalin masiv bërthamor.

Sektetari i përgjithshëm, Ban Ki-moon e bëri thirrjen gjatë një ligjerate në Universitetin e New Yorkut, më 23 nëntor.

Gjasat për rihapjen e bisedimeve ndërmjet Moskës dhe Washingtonit për shkurtimin e rezervave të armëve bërthamore, janë të vogla marrë parasysh rritjen e tensioneve ndërmjet dy shteteve

“Fedarata Ruse dhe SHBA-ja, që së bashku posedojnë potencialin më të madh bërthamor – supozoj 95 për qind të armëve të deklaruara bërthamore në botë janë të vendosura në këto dy shtete – duhet të rifillojnë një dialog të sinqert për të shkurtuar të gjitha llojet e armëve bërthamore”, tha ai.

Marrëveshja New Start i obligon të dyja palët që të shkurtojnë kokat bërthamore në 1550 dhe njëkohësisht të ndalojnë vendosjen e makinave të shpërndarjes strategjike dhe lansuesve deri më 2018.

Rezervat e SHBA-së janë nën këtë nivel, por ka shqetësime në rritje të disa ekspertëve të mbrojtjes në SHBA se Rusia nuk ka për qëllim që të arrijë këtë synim. (REL)

XS
SM
MD
LG