Ndërlidhjet

Dënohet iraniano-amerikani për përpjekje të kontrabandimit të armëve në Iran


Ilustrim - Harta e Iranit
Ilustrim - Harta e Iranit

Prokurorët në SHBA thonë se një juri federale ka shpallur fajtor një person me nënshtetësi amerikane, për përpjekje që të blejë raketa tokë-ajër për ta kontrabanduar në Iran.

Departamenti i Drejtësisë tha se gjykata në Manhattan e dënoi Reza Olangian për katë vepra, përfshirë edhe atë për komplot për të marrë dhe bartur raketa kundërajrore.

Olangian, që mban dy shtetësi, edhe të Iranit dhe të SHBA-së, mund të përballet me 25 vjet burg për akuzat.

Ai u arrestua në Estoni në vitin 2012 dhe më vonë u ekstradua në SHBA.

Prokurorët thanë se Olangian u takua në Ukrainë me një informator të SHBA-së të cilit i tregoi për planet e tij për të kontrabanduar raketat dhe pjesë të tjera në Iran.

Ligjet e SHBA-së ndalojnë bartjen e një teknologjie të tillë.

Pesë vjet më parë, ai provoi të blinte dhe të kontrabandonte rreth 100 raketa në Iran.

XS
SM
MD
LG