Ndërlidhjet

Nëntë civilë të vrarë në Kashmir nga të shtënat e artilerisë së Indisë

  • RFE /RL

Kashmir - vija ndarëse ndërmjet Indisë dhe Pakistanit

Zyrtarët pakistanezë thonë se të paktën nëntë civilë janë vrarë nga të shtënat artilerike nga Kashmiri i administruar nga India, pasi goditi një autobus të udhëtarëve në territorin e administruar nga Pakistani, në rajonin e kundërthënshëm.

Autobusi po qarkullonte në qytetin Lawat në Luginën Nellam në verilindje të Muzaffarabad, kur u godit nga një raketë më 23 nëntor.

Zyrtarët pakistanezë thonë se 11 persona u plagosën nga sulmi i artilerisë.

Ushtria pakistaneze tha se trupat e saj më 23 nëntor iu kundërpërgjigjën zjarrit duke shtënë në drejtim të pozitave të ushtrisë së Indisë në rajon, që ndodhen në pjesën e sipërme të brezit të luginës që shërben si vijë kufitare e Kashmirit.

Një zëdhënës i ushtrisë së Indisë tha se ushtria e Pakistanit e nisi zjarrin mbi një post kontrolli të ushtrisë së Indisë.

Pakistani dhe India së fundi kanë filluar shkëmbimin e zjarrit përgjatë vijës së kontrollit që ndanë Kashmirin ndërmjet dy shteteve që posedojnë armë bërthamore.

Tensionet u shtuan që kur militantët sulmuan një bazë ushtarake të Indisë në Kashmir në muajin shtator. India supozon se militantët ishin të përkrahur nga Pakistani por Islamabadi ka mohuar akuzat. (REL)

XS
SM
MD
LG