Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për vrasësin e deputetes britanike


Jo Cox, deputetja e vrarë britanike.
Jo Cox, deputetja e vrarë britanike.

Thomas Mair është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi është gjetur fajtor për vrasjen e deputetes britanike, Jo Cox.

Mair, 53 vjeç, ka qëlluar dhe therur për vdekje nënën e dy fëmijëve në Birstall, më 16 qershor, një javë para referendumit të Britanisë për BE-në.

Mair ka brohoritur “Britania në vend të parë” gjatë sulmit, por gjykatësi ka thënë se “patriote” e vërtetë ka qenë Cox dhe jo Mair.

Prokurorët kanë thënë se Mair është motivuar nga urrejtja dhe se krimi “nuk ka qenë asgjë më pak se akt i terrorizmit”.

Prej vitit 1990, Cox ka qenë deputetja e parë britanike në detyrë që është vrarë.

Para 26 vjetësh është vrarë Ian Gow nga grupet terroriste të Irlandës Veriore.

XS
SM
MD
LG