Ndërlidhjet

Regjimi në Alepo u ofron rebelëve ndeshje miqësore të futbollit


Alepo, Siri
Alepo, Siri

Qeveria e Sirisë ka hedhur fletushka në Alepo, duke i ftuar rebelët për një ndeshje “miqësore” të futbollit, si gjest i vullnetit të mirë.

Mesazhe të dërguara në telefona dhe të postuara në mediat sociale po ashtu thonë se armiqtë e qeverisë janë të mirëpritur për të ndjekur një lojë të enjten, në stadiumin Hamdania.

Rebelëve në lindje të qytetit të rrethuar u është ofruar korridor i sigurt.

Forcat qeveritare janë duke bombarduar pjesën lindore të Alepos për javë të tëra.

Rebelët, në përgjigje, bombardojnë pjesën perëndimore të qytetit, e cila kontrollohet nga qeveria.

Rreth 275,000 njerëz jetojnë nën rrethim në lindje, me gjithnjë e më pak furnizime me ushqim dhe barna.

“Luftëtarë në lagjet lindore të Alepos, njësitet qeveritare të Alepos ju ftojnë të ndiqni dhe të merrni pjesë në një ndeshje miqësore të futbollit, si gjest i vullnetit të mirë, në kontekst të pajtimit kombëtar”, ka shkruar në njërën nga ftesat e dërguara me SMS.

Përgjigjja e rebelëve nuk ka qenë e qartë menjëherë, por në të kaluarën ata kanë refuzuar ofertat e qeverisë për korridore të sigurta në qytet.

XS
SM
MD
LG