Ndërlidhjet

Në Tokio bie bora e parë e nëntorit pas 54 vjetësh


Foto arkivi
Foto arkivi

Në Tokio ka rënë bora e parë në nëntor, pas 54 vjetësh.

Banorët e kryeqytetit të Japonisë janë zënë në befasi, pasi temperaturat në këtë kohë zakonisht sillen nga 10 deri në 17 gradë Celsius.

Bora e papritur ka shkaktuar vonesa në transportin publik.

Stacioni Meteorologjik i Japonisë ka kujtuar se kjo është “bora e parë e nëntorit” që nga viti 1962.

Vitin e kaluar, bora e parë në Tokio ka rënë në janar.

XS
SM
MD
LG