Ndërlidhjet

Tre ushtarë turq vriten në Siri


Siri
Siri

Ushtria turke tha se tre ushtarë të saj në Siri janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur.

Ushtria tha se sulmi mendohet se është kryer nga forcat e Qeverisë siriane.

Sulmi ajror ka ndodhur përpara agimit të sotëm në veri të Sirisë, thuhet në deklaratën e forcave të armatosura turke.

Më herët, mediat turke kanë raportuar se sulmi në rajonin Al Bab është kryer nga militantët e grupit Shteti Islamik.

Deklarata e ushtrisë thotë se trupat e plagosur janë evakuar nga zona.

Incidenti pritet të përshkallëzojë tutje tensionet midis Ankarasë dhe Damaskut.

XS
SM
MD
LG