Ndërlidhjet

Shkon në 67 numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Kinë


Vendi ku ka ndodhur incidenti.
Vendi ku ka ndodhur incidenti.

Media shtetërore e Kinës raportoi për së paku 67 njerëz të vdekur nga shembja e një platforme në një termocentral në qytetin Fengçeng.

Incidenti ka ndodhur pranë një kulle të ftohjes, e cila ka qenë në ndërtim e sipër.

Disa njerëz vazhdojnë të mbeten të bllokuar nën rrënoja, ndërsa shkaku i shembjes nuk dihet, tha agjencia e lajmeve Xinhua.

Qeveria e Kinës tha se kryeministri Li Keqiang ka urdhëruar hetime.

Aksidentet fatale janë të shpeshta në zonat industriale të Kinës, ku ka gjithnjë e më shumë kërkesa për rritje të standardeve të sigurisë.

XS
SM
MD
LG