Ndërlidhjet

Artisti shqiptar i rekordeve Guinness

Saimir Strati është një artist nga Shqipëria, i cili njihet për punën e tij – me teknika të ndryshme – të mozaikëve. Ai nisi karrierën e tij, duke u angazhuar në restaurimin e disa mozaikëve dhe lokacioneve arkeologjike në Shqipëri. Me punimet e tij, ai ka hyrë nëntë herë në Librin e Rekordeve Guinness, dhe tani po synon ta thyejë rekordin e dhjetë, me anë të punimit të një mozaiku të Nënës Terezë, të cilin është duke e realizuar në Muzeun e Kosovës.
Më poshtë sjellim fotografitë e disa mozaikëve, me anë të të cilëve Strati ka hyrë në Librin e Rekoredeve Guinness.
Trego më shumë

Në vitin 2006, Saimir Strati krijoi një auto-portret të Leonardo Da Vincit, me madhësi 2 me 4 metra, duke përdorur afërsisht 400 kilogramë gozhda. Sipas artistit, çdo gozhdë i ngjan një pikseli. Më 4 shtator të vitit 2006, ky punim u konfirmua në Tiranë nga Libri i Rekordeve Guinness si mozaiku më i madh në botë i punuar nga gozhdët.
1

Më 26 korrik 2007, Saimir Strati nisi punën e një mozaiku nga rrëmojëset, me madhësi 4 me 2 metra, për të krijuar imazhin e një kali. Ky punim, sipas artistit, i është kushtuar Antonio Gaudit dhe u konfirmua më 4 shtator 2007 si mozaiku më i madh në botë i punuar nga rrëmojëset. Për mozaikun, që u shfaq në Qendrën Ndërkombëtare Kulturore Arbnori në Tiranë, u përdorën 1.5 milion rrëmojëse.
2

Më 20 korrik 2008, një marrëveshje ndërmjet artistit Saimir Strati dhe hotelit Sheraton Tirana çoi në nisjen e punëve të një mozaiku me konceptin Mesdheu. Për të u përdorën 229, 764 tapa mbi një sipërfaqe prej 91, 87 m2. Mozaiku u kompletua brenda 27 ditësh në Hotelin Sheraton.
3

Në nëntor të vitit 2009, Saimir Strati përfundoi mozaikun më të madh me brusha ngjyrash, i cili u punua në çdo qytet të Shqipërisë dhe përfundoi në qendër të Tiranës. Ai u punua për nderë të artistit Michael Jackson, pas vdekjes së tij.
4

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG