Ndërlidhjet

Pentagoni e identifikoi ushtarin e vrarë në Siri


Pentagoni e ka identifikuar ushtarin e parë amerikan të vrarë në Siri, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Ky ishte oficeri i marinës amerikane, Scott Dayton, 42 vjeçar, banor në Vudbrixh të Virxhinias.

Ai ishte anëtar i ekipit të shkatërrimit të bombave dhe merrte pjesë në forcën shumëkombëshe në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik në rajon.

Oficeri Scott pardje pësoi plagë fatale nga një eksplodim në afërsi të vendit, Ayn Issa, thanë zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Oficeri Scott Dayton është pjesëtari i parë i ushtrisë amerikane i vrarë në Siri prej vendosjes së një kontigjenti të forcave të Operacioneve Speciale në këtë vend, në tetor të vitit 2015, për të luftuar kundër pjesëtarëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG